Dayane Mello tregon: Balotelli më dhuroi 100 trëndafila, e Super Mario përgjigjet…

Dayane Mello e përkufizoi Mario Balotellin si një djalë shumë special. Ai që rihapi këtë temë ishte tabloidi ‘The Sun’ që shtoi deklarata të tjera të bëra nga modelja braziliane gjithnjë në adresë të ish sulmuesit të Manchester City.

‘Një herë më bëri që të gjeja 100 trëndafila në makinë dhe prenotoi një restorant vetëm për ne, me një tavolinë në mes të restorantit vetëm për ne të dy-ishin fjalët e Dayane-darkuam, ishim takuar 3-4 herë dhe më pas ishin trëndafilat në makinë kur dolëm. Është shumë romantik’.

Por ngjarjet duket se nuk kanë rrjedhur në këtë mënyrë dhe është përgjigjja e Balottelit ajo që ka lënë të kuptohet këtë  me sulmuesin e Monzës që i përkufizoi deklaratat e modeles të publikuara te The Sun si Fake Neës

Sfidanti.al