Kush mund t’i vendosë foto e Çelsit tek Totenhemi? Murinjo!

Është aq shumë fitues sa që mund t’i lejohen gjëra që të tjerët as që mund t’i mendojnë. Zhoze Murinjo ndoshta është i vetmi njeri të cilit mund t’i lejohet të vendosë foto të Çelsit, në selinë e Totenhemit. “Deili Meil” publikon disa nga fotot e vendosura nga trajneri portugez në zyrën e tij në klub, ku përfshihen edhe ato të sukseseve me Blutë e Londrës. Kuptohet, tekniku i shquar nuk i ka mbuluar muret e zyrës vetëm me fotot e Çelsit, por edhe me sukseset tek Porto, Interi, Reali i Madridit dhe Mançester Junajtidi, ndërsa drejtuesit e Totenhemit, punonjësit, lojtarët e tij, madje edhe tifozët janë gati ta tolerojnë duke kuptuar se gjithçka e tillë është pjesë e jetës dhe karrierës së tij. Për tifozët ka rëndësi që Murinjo ta udhëheqë ekipin drejt trofeve, diçka që nuk ndodh prej një “jete”!

Sfidanti.al