David Alaba dhe Xhordini, një dashuri e pastër “bardhezi” e sulmuar nga racizmi!

Ajo është një vajzë e re kanadeze, me flokë të verdhë dhe sy të kaltër, ndërsa në moshën 19-vjeçare pati një “shigjetë” në zemër, një dashuri për një moshatar të saj, 20-vjeçarin David Alaba. Pikërisht, Alaba që është mbrojtësi i Bajernit të Mynihut, dhe që përsa i përket “koloritit” nuk ka si bëhet më ndryshe sesa Xhordin Huitima (Jordyn Huitema), pasi vajza është tërësisht bardhoshe, ndërsa ai një djalë me lëkurë me ngjyrë të errët.

Kjo dashuri e bukur dhe e pafajshme, krejtësisht pa paragjykime, dhe që mund të jetë përfundimtare apo e përkohshme, nuk i shpëtoi dot sulmeve raciste nga njerëz me emra falsë në rrjetet sociale. “Stërgjyshërit tuaj ju urrejnë që ju flakët tej 1 000 vjet të gjeneve të pastër të bardhë”, – shkruhej në një postim. “Ju jeni, shprehimisht, me një majmun, jam i bindur se paraardhësit tuaj janë krenarë për ju”, – vazhdoi një tjetër, ndërsa dikush ishte edhe më agresiv: “Kush bën seks me një kafshë dhe kush e publikon atë”. Vajza kanadeze, që mund të jetë me origjinë holandeze, i postoi këto mesazhe në faqen gjermane kundër racizmit. Vetë Alaba është kanadez dhe ata u njohën pikërisht në vendin e tyre të lindjes.

Sfidanti.al