Frankfurti e Gladbahu lënë pas Bajerni në golat “standardë”

Kjo është statistika e Bundesligës këtë sezon, ku bavarezët janë lart, por jo aty ku do të kishin dashur. Flasim për renditjen e golave nga goditjet standarde, të cillë si goditje dënimi, goditje këndi dhe penallti. Në vendin e parë, me nga 20 gola, janë Borusia e Mynshengladbahut dhe Ajntrahti i Frankfurti, ndonëse ka një diferencë mes tyre. Gladbahu ka shënuar 20 herë në 48 tentativa, pra duke qenë me saktësi gati 40 për qind, ndërsa Frankfurti e ka bërë me 59 tentativa, pra shumë më tepër. Bajerni është në vend të tretë përsa i përket numrit të golave, por shumë poshtë për saktësinë. Bavarezët kanë 17 rrjeta në 80 tentativa, që do të thotë jo më shumë se 18-19 për qind. Më mirë në këtë aspekt është Unioni i Berlinit që vërtet ka shënuar 16 gola, një më pak se Bajerni, por në vetëm 42 tentativa, pra me saktësi mbi 30 për qind.

Renditja:

Gladbahu, 20 gola në 48 tentativa

Frankfurti, 20 gola në 59 tentativa

Bajerni, 17 gola në 80 tentativa

Union Berlin, 16 gola në 42 tentativa

Lajpcig, 16 gola në 52 tentativa

Sfidanti.al