Përballje epike Kërri-Tatëm, Bostoni ia del ndaj Golden Stejtit!

Në një ligë kaq të fortë, kur nuk ka ekipe që nuk mund të fitojnë, edhe ish-kampionia mund të ngrihet në nivelet e dikurshme, të paktën po e provon. Gjithsesi, një Stefën Kërri tepër i frymëzuar nuk mjaftoi për Golden Stejtin që u mund në fushën e Bostonit 119-114. Ishte një duel i madh i Kërrit me yllin vendas, Xhejzën Tatëm, pasi i pari shënoi 47 pikë, e Tatëm iu përgjigj me 44. Kërri pati edhe 7 topa në tabela e 3 asistë, ndërsa basketbollisti i Sëlltiksave kapi 10 topa në tabela e shërbeu 3 asistë, duke bërë 2 vjedhje topi. Kërri ishte shënuesi më i mirë i mbrëmjes, ndërsa i është afruar shumë pranë shënuesit më të mirë të sezonit Bredli Bil. Ky ka mesatare 30.1 pikë për ndeshje, Kërri në në 30 pikë për ndeshje.

Sfidanti.al