Nëse gara për në Champions do të ishte si “vallja e pinguinëve”, atëherë ajo do të paraqitej kështu siç e ka dhënë një tifoz italian në Instagram. Mesa kuptohet i quajturi “Harri Stoun” është milanist, dhe ai është tepër i lumtur e i lehtësuar që Juventusi u mund nga Atalanta duke mbetur prapa ekipit të tij të zemrës në garën për në Ligën e Kampionëve. Ai ka botuar një krijim ku duken katër pinguinë që përfaqësojnë Interin, Milanin, Atalantën dhe Juventusin. Pinguini “juventin” është më i lodhuri ndër ta, ai që ka varur kokën i këputur dhe po i varen jargët nga lodhja”. Nuk dihet nëse ky “pinguin” do të arrijë në finish pa u kaluar nga të tjerë, si për shembull Napoli, Lacio apo Roma.
Sfidanti.al