Renditja e kartonave në Bundesligë, Bilefeldi turpëron Bajernin duke qenë i pari!

Bajerni mund të jetë udhëheqës i Bundesligës dhe dominues prej shumë vitesh, por kjo nuk do të thotë se është lider edhe për nervat e forta. Bavarezët janë vetëm në vendin e 8-të të kësaj renditjeje special me 25 pikë, që përkthehen në 20 kartonë të verdhë dhe një të kuq. Në vend të parë është ekipi më modest i ligës, Arminia e Bilefeldit me vetëm 22 pikë, me 22 të verdhë dhe asnjë të kuq.

Unioni i Berlinit e ka nderuar veten edhe në këtë klasifikim, pasi është në mes të renditjes në vendin e 9-të me 28 pikë. Edhe pse me buxhet të vogël, pra teorikisht jo me lojtarë aq të talentuar si të tjerët, berlinezët ia kanë dalë ndershmërisht në fushë, duke marrë pak kartonë, 23 të verdhë dhe një të kuq.

Gladbahu, një nga ekipet më të mirë të sezonit sidomos në Champions, është në pjesën e poshtme të tabelës me 32 pikë, pasi ka marrë 27 të verdhë dhe një karton të kuq.  Hofenhajmi është në vend të fundit (44 pikë) pasi lojtarët e tij kanë marrë 28 të verdhë, 2 herë të verdhë-të kuq, dhe 2 herë të kuq direkt.

Sfidanti.al