Ndeshja është nga ato të përballueshmet, në fushën e Beneventos ku e pret ish-legjenda Pipo Inzagi, por trajneri Pioli nuk është shumë i qetë. Milani nuk do të ketë në dispozicion Zllatan Ibrahimoviçin dhe Benaserin, ndërsa i dëmtuari i fundit është Zelemekers. Jo vetëm kaq, por Teo Hernandez është i skualifikuar. Për fat, Kjer kthehet në mbrojtje, ndërsa Pioli ka mundësi të mira në sulm me lojtarë të tillë si Brahim Diaz, Çalhanoglu, Rebiç dhe Leao.
Po Interi, që po bën derbi me Milanin për kreun e Serisë A? Konte ka më pak probleme, në prag të duelit me Krotonen në “San Siro”, pasi thuhet se Aleksis Sançez është rikthyer nga dëmtimi (do të jetë në stol), ndërsa në sulm do të jetë dyshja e përhershme Romelu Lukaku-Lautaro Martinez. Në mesfushë do të jenë lojtarët kryesorë si Vidal, Brozoviç apo Barela, ndërsa Hakimi e Jang në krahë. Milani kryeson Serinë A me 34 pikë ndaj 33 të Interit.
Sfidanti.al