Reali thotë se është pranë Alabës, por cili do të jetë fati i Ramosit?!

Një zgjedhje e vërtetë për Florentino Perezin dhe Zinedin Zidanin, dhe kjo për fat të keq ndodh edhe kur mund të merret një lojtar me kosto të kartonit zero! David Alaba mund të jetë futbollisti i ri i Realit të Madridit në verë, por problemi është rroga që ai kërkon dhe rroga që mund të marrë kapiteni Sergio Ramos nëse rinovon kontratën. Alaba ka hedhur poshtë 10 milionë euro tek Bajerni, dhe kërkon të paktën 12 milionë euro. Në moshën 28-vjeçare ai është tepër i vlefshëm për çdo ekip pasi ka ende disa vjet karrierë në nivele të larta, por kjo rrogë Realit do t’i kushtonte gati 24 milionë euro në total duke llogaritur taksat në shtet. Për më tepër, Ramosi merr 12 milionë euro dhe rinovimi me të do të ishte kosto e shtuar bashkë me Alabën. Rroga e mbrojtësit austriak do të ishte një shkak qejfmbetjeje për Benzemanë që merr 10 milionë euro në vit dhe Modriçin që fiton 9, ndërsa dy lojtarët janë tashmë me statusin e legjendës në Madrid.

Sfidanti.al