Legjenda e futbollit amerikan të femrave i doli në krah ish-lojtares së Anglisë, Karen Karnej (Carney), që është vënë në një sulm seksist në rrjetet sociale pas një komenti lidhur me ngjitjen e Lids Junajtidit në Premier Ligë. Karnej deklaroi se Lidsi me gjasë u ndihmua nga epidemia e Kovidit për t’u ngjitur, sepse përpara ndalimit të kampionatit ishte në vend të dytë. Klubi mbrojti arritjen e tij në një postim në Tuiter, duke mos qenë dakord me analizën e ish-futbollistes, dhe pas këtij reagimi erdhën postimet me ofendime të mjaft tifozëve, duke u tallur me Karnejn, e duke shkruar se gratë nuk duhet të merren me futboll, se e kanë vendin në kuzhinë etj. Karnej e fshiu adresën e saj në Tuiter pas sulmeve, por Rapinou i doli në mbrojtje. “Ky është një turp, – shkroi kampionia e botës, – ju të gjithë duhet ta trashni lëkurën dhe të mos iu shkojë mendja të sulmoni Karen Karnejn, që është një thesar kombëtar”. Lidsi e dënoi sjelljen e tifozëve, dhe deklaroi se i vinte keq për analisten, por nuk kërkoi falje për reagimin e tij.
Sfidanti.al