Futbolli gjerman zotërohet nga tifozët, ja pse refuzohet Superliga

Klubet e Bundesligës, ata kryesorët, dolën e deklaruan se nuk janë për krijesën e re të të pasurve, por janë për një Champions të ndryshuar sipas projekteve të UEFA-s. Analiza e vendimit të momentit nga Bajerni, Dortmundi dhe Lajpcigu (klubet kryesorë që mund të bashkoheshin me Superligën), është që ata janë pjesë e një tradite futbolli që ndikohet nga tifozët më shumë se kudo tjetër në Europë. Vetëm në Gjermani ekziston rregulli që tifozët zotërojnë 51 për qind të aksioneve të klubeve, ndonëse janë krijuar klube të rinj si Lajpcigu dhe Hofenhajmi që zotërohen nga pronarë privatë të pasur. Borusia e Dortmundit është më besnikja e modelit gjerman, ndërsa nuk dihet nëse Bajerni dhe Lajpcigu do t’i përmbahen këtij qendrimi deri në fund. Në fund të fundit, nëse gjigandët e tjerë bashkohen në Superligë, si mundet që Bajerni të mbetet i madh duke luajtur në një Champions pa emrat e shquar?

Sfidanti.al