Sulmi mbi Superligën mund të fitojë zgjedhje, por jo të ndalojë projektin!

Presidenti i Parlamentit Europian, Davide Sasoli, për më tepër tifoz i Fiorentinës, ka dalë kundër idesë së Superligës Europiane. i veshur me pushtetin që i jep posti, shprehet se futbolli në kontinentin tonë është i popullit, dhe nuk mund të përvetësohet, as të denatyralizohet. Dakord, e qartë që futbolli nuk është biznes i zakonshëm, por është gjithsesi biznes. Klubet kanë pronarë, që në shumicën e rasteve nuk janë tifozët, ndërsa ky model për momentin është më shumë në Gjermani. Vetë legjislacioni i shteteve ua mundëson miliarderëve nga të katër anët e botës të investojnë, dhe kjo ka bërë që futbolli në Europë t’i lerë në bisht kontinentet e tjera. Duket se fushata e politikanëve kundër Superligës është më shumë një sjellje elektorale sepse në fund të fundit atyre u duhen votat, edhe duke e ditur se kritikat apo këshillimet nuk do ta ndalojnë Superligën. Të shohim se çfarë do të thonë gjykatat.

Sfidanti.al