Në 2021 ka më shumë pikë sesa Bajerni, Frankfurti ka një ëndërr!

Papritur Bundesliga është kthyer në një skenë filmi interesante. Vërtet kampionët e plotfuqishëm vazhdojnë të jenë “të ngulur” atë në majë, por gjithsesi ka ndonjë rival që mund t’ua vendosë stërkëmbëshin. Ia bëri Hofenhajmi në fazën e parë, i ndali paksa Unioni i Berlinit, i rrëzoi Mynshengladbahu, ndërsa shpresuesi i radhës është Ajntrahti i Frankfurtit. Në orën 15:30 sot luhet dueli në Frankfurt, dhe vendasit kanë një statistikë që i kënaq, kanë fituar 22 pikë në 2021 ndaj 19 pikëve të skuadrës së Hansi Flikut. “Është gjithnjë një përvojë e madhe të luash ndaj Bajernit, – thotë trajneri Adi Hyter, – shpresojmë të kemi një ditë të madhe. Ne mund të themi se ne luajmë mjaft mirë në ndeshje të mëdha”. Bajerni ka 49 pikë ndaj 44 të Lajpcigut, ndërsa Frankfurti është në vendin e katërt me 39 pikë, por vetëm 3 pikë më pak se Volfsburgu që ka luajtur një ndeshje më shumë.

Sfidanti.al