Zidani numëron dëmtimet e Realit, janë gati më shumë se pikët

Karim Benzema është i fundit që u rrëzua dhe do të mungojë, madje francezi është në dyshim edhe për Championsin. Fat më i keq nuk bëhet për Zinedin Zidanin, ekipi i të cilit ka pësuar më shumë dëmtime se çdo skuadër e La Ligës. Gazeta “AS” numëron 36 lëndime këtë sezon, ndërsa vendi i dytë, Vijarreali, ka vetëm 25 dëmtime deri tani. Hazar e Karvahal janë lojtarët më të goditur, po ashtu Odriozoloa dhe Ramoas, dhe që të katërt janë “në infermieri”. Të dëmtuar edhe Militao, Marselo, Valverde e Rodrigo. Problem tjetër ka qenë edhe Kovidi pasi janë sëmurur gjatë vitit sportiv Lunin, Militao, Naço, Kasemiro e Hazar. Reali ka 49 pikë në renditje, ndërsa dëmtimet janë 36, diçka e krahasueshme.

Sfidanti.al