Dikur, portugezi deklaronte se kurrë nuk do të shkonte në një kampionat si Bundesliga, ku nuk ka konkurrencë dhe ku një ekip fiton thuajse gjithmonë. Zhoze Murinjo refuzonte publikisht të bëhej trajner i Bajernit, por sot është ish-shefi ekzekutiv i bavarezëve që thotë të kundërtën. Karl-Hajnc Rumenige thekson se Murinjo pati “avancime” për t’u bërë
Bajerni i afrohet rekordit të golave, bavarezët mundin edhe Frajburgun
Nuk ishte një fitore e madhe, por gjithsesi ishin 3 pikë. Bavarezët e trajnerit Julian Nagelsman e bënë detyrën edhe pse me vështirësi ndaj Frajburgut duke krijuar një shkëputje prej 6 pikësh nga ky rival. Bashkë me triumfin 2-1 realizuar me golat e Leon Goreckës dhe të të zakonshmit Robert Levandovski, skuadra nga Mynihu iu
Bajerni ka shënuar 38 gola deri tani, synohet rekordi i ri
Flasim për Bundesligën, ndërsa Championsi është një histori tjetër. Bavarezët kanë arritur në 38 gola deri tani në kampionatin gjerman, në vetëm 10 javë të luajtura, dhe kanë vendosur një rekord të ri për veten dhe për Bundesligën. Nëse do të vazhdohet me këtë ritëm, llogaria i bie që ekipi i trajnerit Julian Nagelsman të
Bajerni nuk e merr, Halandi kushton 250-300 milionë euro si “paketë”
Klubin e Mynihut duhet ta hiqni nga lista, sepse në Gjermani nuk mund të ndodhin këto gjëra. Këtë e thotë agjenti i Toni Krosit, Folker Strut (Volker Struth), i cili padyshim e njeh mirë sesi funksionon transferimi i futbollistëve. Flasim për Erling Halandin, që sipas Strutit, do të kushtojë si transferim nga 250 deri në
Bajern-Benfika, apo dueli i rekordmenëve të titujve!
Një duel i Championsit që është padyshim klasik, me dy ekipet që janë nga më të shquarit e futbollit në Europë. i tillë ai mes Bajernit dhe Benfikës, që luhet sonte në 20:45 në “Alianc Arena” të Mynihut. Portugezët dhe gjermanët janë dy ekipe tepër fituese, madje Benfika e ka nisur më herët triumfin me
Pesë për pesë! Bajerni harron Gladbahun me një “dru” ndaj Unionit!
Nuk bënë punë as mbi 16 500 tifozët në Stadiumin pranë Pyllit të Vjetër. Nuk bënë punë as paralajmërimet e trajnerit vendas Fisher se bavarezët do të ishin si një “bishë e plagosur”. Unioni i Berlinit nuk arriti ta përballonte provën e stërvështirë ndaj Bajernit edhe pse luajti në shtëpi. Kampionët lanë pas turpin e
Unioni i Berlinit “mallkon” Gladbahun që mundi Bajernin 5-0!
Është padyshim një ekip i vogël, edhe pse bën pjesë në Bundesligë. Unioni i Berlinit nuk është në hartën e futbollit të madh në Gjermani, ndërsa këtë të shtunë në orën 15:00 ka përballjen më të vështirë të sezonit, atë ndaj Bajernit, ndonëse të paktën luan në shtëpi. Të mbiquajturit “kopernikasit” mund të kenë arsye
“Alienët” e Bajernit janë tokësorë, Gladbahu i mund 5-0 në Kupë!
Është një konkurrim kur ndodhin shpesh tronditje të mëdha, dhe bavarezët e provuan vjet kur u eleminuan nga një rival modest. Gjithsesi, humbjen 0-5 ata kishin kohë që nuk e kishin ndjerë, ndërsa kishin kaluar 43 vjet që kur kishin humbur me të paktën 5 gola diferencë. Në dhjetor 1978, Bajerni mposhtej 1-7 nga Fortuna
Nagelsmani e di se Bajerni do të testohet deri në limit ndaj Gladbahut
Rezultati i testit të tij të Kovidit nuk ishte shumë inkurajues, por gjithsesi trajneri bavarez mund të kënaqet nga gjendja e lojtarëve të tij. Leon Gorecka dhe Alfonso Dejvis kthehen në ekip dhe janë të gatshëm, ndryshe nga Julian Nagelsmani, i cili pret një sfidë shumë të fortë në Kupën e Gjermanisë ndaj Borusias së
Nagelsman, pozitiv me Kovid, por Bajerni “e shëron” me gola
Në fillim u tha se ai ishte me grip, dhe për këtë arsye nuk u ul dot në stol për ndeshjen e ekipit të tij në Ligën e Kampionëve. Tashmë merret vesh se Julian Nagelsman, trajner i Bajernit, ka dalë pozitiv për koronavirus, ndërsa është i vaksinuar me të dyja dozat, me gjasë të vaksinës