Një duel i Championsit që është padyshim klasik, me dy ekipet që janë nga më të shquarit e futbollit në Europë. i tillë ai mes Bajernit dhe Benfikës, që luhet sonte në 20:45 në “Alianc Arena” të Mynihut. Portugezët dhe gjermanët janë dy ekipe tepër fituese, madje Benfika e ka nisur më herët triumfin me dy Champions në vitet 60-të, të cilave Bajerni iu përgjigj në vitet 70-të. Bavarezët kanë 31 tituj në Bundesligë, 20 kupa të Gjermanisë, 6 Champions dhe 80 trofe gjithsej në histori. Benfika ka 37 tituj kampion, 26 kupa të Portugalisë, 2 Champions dhe trofe 83 gjithsej. Gjermanët kanë 300 000 anëtarë të klubit, dhe portugezët kanë 260 000. Gjithsesi, në duelet mes tyre, Bajerni nuk ka humbur asnë nga 11 ndeshjet.
Sfidanti.al