Më në fund Klopi do ta hapë “thesin”, 100 milionë për Belinghamin!

Jetojmë në një botë të egër futbolli, në një xhungël ku duhet të shpenzosh afërsisht sa gjigandët e tjerë për të mundur të konkurrosh me ta. Trajneri i Liverpulit, Jurgen Klop, e di se do të duhet të rinovojë skuadrën, si dhe të shtojë konkurrencën, për të mos pasur ulje-ngritje në garën për tituj në Premier Ligë dhe në Champions. Gjermani duket se do të pranojë të shpenzojë një shumë tepër të madhe për të marrë Xhud Belinghamin nga Dortmundi verën e ardhshme, dhe sipas raporteve kjo do të ndodhë, edhe pse vetë 18-vjeçari për momentin e hedh poshtë (e çfarë mund bëjë tjetër për të mos zemëruar tifozët?). Dortmundi ka kërkuar 100 milionë paundë stërlina (rreth 118 milionë euro) për kartonin e tij, dhe Liverpuli do të jetë i detyruartë paguajë shumë sepse konkurrenca do të jetë e madhe.

Sfidanti.al