Bajerni i afrohet rekordit të golave, bavarezët mundin edhe Frajburgun

Nuk ishte një fitore e madhe, por gjithsesi ishin 3 pikë. Bavarezët e trajnerit Julian Nagelsman e bënë detyrën edhe pse me vështirësi ndaj Frajburgut duke krijuar një shkëputje prej 6 pikësh nga ky rival. Bashkë me triumfin 2-1 realizuar me golat e Leon Goreckës dhe të të zakonshmit Robert Levandovski, skuadra nga Mynihu iu afrua rekordit të golave në një vit kalendarik në Bundesligë. Aktualisht, Bajerni ka 100 gola në 2021, ndërsa rekordi mbahet ende nga Këlni me 101 arritur në 1977. Me 6 ndeshje që i kanë mbetur në dispozicion deri në fund të vitit, bavarezët padyshim që do ta vendosin “stekën” në nivelin e ri.

Sfidanti.al