Nagelsman, pozitiv me Kovid, por Bajerni “e shëron” me gola

Në fillim u tha se ai ishte me grip, dhe për këtë arsye nuk u ul dot në stol për ndeshjen e ekipit të tij në Ligën e Kampionëve. Tashmë merret vesh se Julian Nagelsman, trajner i Bajernit, ka dalë pozitiv për koronavirus, ndërsa është i vaksinuar me të dyja dozat, me gjasë të vaksinës Pfajzer. Në vend të tij në stol u ul ndihmësi, Dino Topmëler, i cili nuk deshi të merrte asnjë meritë në fitoren 4-0. “Ne luajtëm mirë edhe në pjesën e parë, por Benfika u mbrojt mirë, – tha Topmëler, – gjithsesi, ne vazhduam të sulmonim. Fitore e rëndësishme, e merituar. Benfika pati dy raste, por Manuel Nojeri është portieri më i mirë në botë”. Një gjë është e sigurt, që Nagelsmani do të shërohet shpejt edhe sepse kënaqet shumë nga ekipi i tij që shënon shumë gola, siç ndodhi në Leverkusen me 4 rrjeta në 7 minuta apo në Lisbonë me 4 gola në 15 minuta.

Sfidanti.al