Goditja e dyfishtë ishte aq e rëndë saqë nuk i la londinezët të festonin siç duhet fitoren e thellë ndaj Malmoes. Në “Stemford Brixh” u triumfua 4-0 kundër suedezëve në Champions, por trajneri Tomas Tuhel dhe tifozët u shqetësuan shumë për fatin e dy sulmuesve kryesorë, Romelu Lukaku dhe Timo Verner. Që të dy pësuan dëmtime dhe dolën nga fusha e lojës, me belgun që pati lëndim në kavilje, ndërsa gjermani në kofshë. E sigurt që ata nuk do të luajnë këtë fundjavë në Premier Ligë ndaj Noruiçit, por Tuheli dha konsiderata sipas të cilave Lukaku e Verner mund të mungojnë për një kohë të gjatë dhe kjo është goditje në garën për titull në Premier ndaj Liverpulit, Mançester Sitit e Mançester Junajtidit.
Sfidanti.al