U tha nga futbollistët e skuadrës italiane dhe nga gratë apo të dashurat e tyre që ishin në të njëjtin hotel në Mançester. Fjala ishte për Hotelin “Radison”, një impiant i epokës eduardiane me 5 yje, që i kishte që të gjitha kushtet të shkëlqyera, me përjashtim të ziles së alarmit. Siç thanë lojtarët e Atalantës, zilja e alarmit të zjarrit oshëtiu 6 herë gjatë natës, në 4:51, 5:00, 5:36, 6:11, 6:31 dhe 7:13 e padyshim shkaktoi probleme të mëdha me gjumin tek futbollistët bergamaskë, ndërsa ata përgatiteshin për ndeshjen e Championsit në “Old Trafor” ndaj Mançester Junajtidit. Natyrisht, pati ankesa nga Atalanta, por nuk duket se ndodhi ndonjë gjë, ndërsa nëse kjo gjë do të kishte ngjarë në Shqipëri, me siguri që disa media europiane do të ishin mbushur me lajme për “vendin e pasigurt ku nuk sundon ligji”, dhe për “njerëzit e pakulturuar ballkanas”.
Sfidanti.al