Flasim për Bundesligën, ndërsa Championsi është një histori tjetër. Bavarezët kanë arritur në 38 gola deri tani në kampionatin gjerman, në vetëm 10 javë të luajtura, dhe kanë vendosur një rekord të ri për veten dhe për Bundesligën. Nëse do të vazhdohet me këtë ritëm, llogaria i bie që ekipi i trajnerit Julian Nagelsman të arrijë në 129 rrjeta në 34 ndeshje që ka sezoni. Në të kaluarën, Bajerni kishte arritur të shënonte pas 10 ndeshjeve 34 gola në 2020-2021, 33 në 2015-2016 dhe 32 gola në 1976-1977. Frankfurti ka arritur 32 në 1974-1975. Gjithsesi, përpara rekordit të mundshëm të sezonit, Bajerni ka mundësi të thyejë rekordin gjerman për më shumë gola në një vit kalendarik. Këtë rekord e mban Këlni me 101, nërsa bavarezët kanë 98 kur duhen edhe 7 ndeshje deri në fund të 2021-it.
Sfidanti.al