Rikuperimi vazhdon dhe duket se do të duhet kohë derisa të përfundojë. Granit Xhaka nuk i jep shpresë Arsenalit se mund të kthehet në fushë përpara fundit të vitit, madje edhe fillimi i janarit është në dyshim. Dëmtimi i pësuar nga ana e tij në ndeshjen derbi të fituar 3-1 ndaj Totenhemit në 26 shtator ishte serioz, në ligamentet e gjurit, dhe këto lëndime duan kohë që të shërohen. Klubi njofton se kapiteni i Zvicrës ka bërë përparime në rikuperim, por nuk mund të rrezikojë. Shqiptari i Zvicrës ka luajtur vetëm ndeshje këtë sezon për shkak dëmtimi dhe pezullimi, ndërsa kohët e fundit londinezët e kanë marrë veten. Shpresa është që Xhaka të kthehet dhe t’i ndihmojë për të hyrë në zonën e Championsit.
Sfidanti.al