Një lule nuk e sjell pranverën dhe në Torino këtë e dinë mirë. “Zonja e Vjetër” është dukur kaq e rrënuar këtë sezon saqë trajneri Masimiliano Alegri nuk dëshiron të ketë iluzione nga një fitore 4-2 ndaj Zenitit të Shën Peterburgut në Champions, pavarësisht forcës së skuadrës ruse. “Ne nuk jemi bërë aspak fenomenë sepse fituam një ndeshje, – theksoi trajneri në prag të ndeshjeve të Serisë A, – ndaj Fiorentinës duhet shumë ekuilibër, me këmbë në tokë. Për të pasur shumë lojtarë sulmues, duhet që ata të bëjnë detyrat mbrojtëse”. Alegri thotë se skuadra e tij është shumë e mirë në cilësi, por duhet të punojë fort dhe të mbyllë gojën. Për fat, thuajse të gjithë lojtarët janë në dispozicion me përjashtim të Keanit dhe De Shilios. Fiorentina është përpara Juves me 3 pikë më shumë dhe ka Dushan Vlahoviçin, por Alegri beson tek mbrojtësit e tij.
Sfidanti.al