Një skuadër si Mercedesi nuk mund të kënaqet me pilotë të zakonshëm. Kampionia e botës e dy sezoneve të fundit ka detyrën jo të lehtë të zëvendësojë pikërisht numrin 1 të 2016-ës, Niko Rosbergun. Largimi i gjermanit ka sjellë panik në disa skuadra, pasi po përfliten emra të caktuar për të veshur uniformën e Mercedesit.
