Të shtunën në Arabinë Saudite do të mbahet sfida e revanshit për titullin botëror në peshat e rënda në boks mes Entoni Xhoshuas dhe Endi Ruiz. Sfida do të bëhet në shkretëtirë, në rrënojat e qytetit antil Dirijah, kryeqyteti I parë I mbretërisë së Arabisë Saudite. Beteja do të jetë për titullin botëror, por edhe për të ardhura të majme, sidomos Entoni Xhoshua
Boksieri britanik do të përballet me kundërshtarin e tij në një arenë të improvizuar dhe që do të ndiqet nga 16 mijë persona dhe do të pasurojë llogarinë e tij bankare me 85 milionë Dollarë nga kjo përballje me Endi Ruiz Xhunior me këtë të fundit që ia rrëmbeu titullin botëror në 1 qershor duke bërë surprizën në Madison Square Garden në Nju Jork. Por për kampionin e botës përfitimi financiar do të jetë vetëm 13 milionë Dollarë.
Por fitimi I Xhoshuas për këtë ndeshje në Arabinë Saudite, nuk është më I larti në historinë e boksit, është vetëm në vendin e katërt. Rekordin në këtë pikë e mban shifra prej 275 milionë Dollarësh që siguroi Floid Mejuedhër për ndeshjen me Konor Mekgregor më këtë të fundit që u kompensua me 85 milionë Dollarë.
‘Sigurisht që jo të gjitha paratë I fus në xhep-tha Xhoshua që bëhet boksieri britanik më I paguar në histori-pas taksave dhe shpërblimeve të shpërndara për trajnerët dhe përgatitësit, mua më mbetet 30 apo 40% e shumës. Një prej objektivave në karrierën time mi është që askush të mos përfitojë nga unë dhe që unë të mos I detyrohem askujt. Dhe kjo nuk është e lehtë sepse karriera jonë është e shkurtër’
Sfidanti.al