Ibra pohon se do të kthehet në Itali, a duhet të gëzohet Milani?!

Në dy vjet si kuqezi shënoi 56 gola, veçse në atë kohë ishte skuadër tjetër. Zllatan Ibrahimoviç dha sinjalin më të qartë, duke deklaruar se do të kthehet në Itali, dhe tek Milani po fërkojnë duart. Suedezi me shumë gjasë do të shkojë sërish në “San Siro”, ndërsa nevoja për një personalitet të tillë me përvojë është jetike. “Shpejt në Itali, – shkruan Ibra – do të shkoj në një skuadër që duhet të fitojë përsëri”. Në Itali, Milani është skuadra që dikur fitonte, sot jo, dhe që duhet të fitojë përsëri.

Gjithsesi, Ibrahimoviç nuk është vetëm një lojtar që kërkon një fanelë të madhe dhe një rrogë të respektueshme (mbi 5 milionë euro në sezon). Ai ka fituar 33 trofe në karrierë, që nga Holanda, Italia me Juventusin e pastaj me Interin, Barcelona, Milani, Paris SG e Mançester Junajtid. Ka luajtur me klube të mëdhenj, ka fituar 13 tituj kampion dhe dëshiron t’ia dalë përsëri.

Sfidanti.al