Westbrook në historinë e NBA, Basketbollisti me i paguar me 205 mln $ ne 5 vjet

As LeBron James e as Stephen Curry, basketbollisti më i paguar në historinë e NBA do të jetë pikërisht Russell Westbrook. 28 vjecari rinovoi kontratën me Oklahoma City Thunder edhe për 5 vjet të tjerë me një pagë prej 205 milionë dollarësh, 4 milionë më shumë se paga që do të përfitojë Curry pas rinovimit me Golden State Warriors. Kontrata e re e Westbrook me skuadrën e Thunder do të nisë të zbatohet në sezonin 2018/2019 dhe pagës së saj do t’i shtohet edhe ajo që si përfiton në sezonin që do të nisë pa pak javësh prej 28.5 milionë Dollarësh për ta cuar shifrën e përfitimit në 235 milionë Dollarë. Arritja e marrëveshjes me Russell Westbrook i rrit shanset Oklahomës për të bindur Paul George që te qendroje në skuadër edhe vitin tjetër, duke qenë se në 2018 ai do të jetë një basketbollist i lirë për të gjetur një skuadër tjetër dhe tundimi për të luajtur në Los Angeles për të është i madh. Me rinovimin me Westbrook, Oklahoma ka mundësinë që t’i ofrojë George një projekt fitues për skuadrën në Konferencën e Perëndimit në NBA.

sfidanti.al