Bayerni ka nisur të shqyrtojë kandidaturat për pasuesin e Carlo Ancelottit në stolin e skuadrës bavareze. për momentin këtë detyrë e ka marrë Willy Sagnol, një emër që njihet mjaft mirë në ambientin bavarez. Francezi 40 vjecar ka zhvilluar seancën e parë stërvitore si trajneri i kampionëve të Gjermanisë, ndërkohë që debutimin në këtë detyrë do ta bëjë me ndeshjen e së dielës ndaj Hertha Berlin. Një tjetër kandidat për t’u ulur në stolin e bavarezëve është Thomas Tuchel që nuk ka asnjë skuadër pas largimit nga Borussia Dortmund me të cilën fitoi një Kupë të Gjermanisë.Karakteri i vështirë i tij solli edhe ndarjen me verdhezinjtë, megjithatë vlerësimet për të në Mynih nuk mungojnë. Julian Nagelsman është vetëm 30 vjec, megjithatë ai është pikasur nga drejtuesit e Bayernit të Mynihu. Në këtë moment ai drejton Hoffenheimin të cilin arriti ta cojë deri në fazën e playoffit të Ligës së Kampioneve ku u eliminua për të kaluar në Europa league. dhe së fundmi, Jurgen Klopp, trajneri aktual i Liverpoolit me të cilin ka një kontratë deri në 2022 me pagë 10 milionë euro në sezon. Klopp pëlqehet jashtë mase nga drejtuesit e bayernit, por jo nga tifozët të cilët e kanë vendosur në vendin e tretë të preferencave të tyre pas Tuchel e Nagelsman.
sfidanti.al