Flamurtari nuk pati një rikthim të suksesshëm në stadiumin e tij në Superligë. Skuadra vlonjate nuk arriti dot më shumë se barazimi 0-0 ndaj Luftëtarit, në një ndeshje pa shumë nivel, dhe që i la të pakënaqur tifozët vendas. Në pjesën e parë nuk u krijua asnjë rast i mirë për shënim, ndërsa pas pushimit, Flamurtari u përpoq më shumë dhe u tregua disa herë i rrezikshëm.
Luftëtari u tregua skuadër e organizuar, duke vazhduar formën e mirë të sezonit të kaluar, dhe duke mos pasur shumë ndryshime në përbërje. Në të kundërt, trajneri i Flamurtarit, Shpëtim Duro, ndryshoi gati 90 për qind të lojtarëve, ndaj edhe do t’i duhet më shumë kohë në dispozicion për të krijuar një skuadër të vërtetë. Pas këtij barazimi, Flamurtari ka 7 pikë në 4 javë Superligë, ndërsa Luftëtari ka 5 pikë.
Sfidanti.al