Volejboll për femra, Partizani e Tirana luftojnë për titull!

Tashmë dihet se kush do të luftojë për titull. Dy ekipet më të mira në vend në volejbollin e femrave, Skënderbeu e Partizani, u kualifikuan për në finalen e plej ofit duke konfirmuar parashikimet. Korçaret e drejtuara nga trajneri Orlando Koja kaluan Tiranën në dy ndeshje gjysmëfinale, pa lejuar asnjë të papritur. Pak ditë pas fitores 3-0 në sfidën e parë në Korçë, Skënderbeu u përsërit në Parkun Olimpik “Feti Borova” në kryeqytet. Dy setet e para nuk patën histori, pasi miket i fituan përkatësisht 25-12 e 25-16. Në të tretin, tiranaset ia dolën me vështirësi 26-24, ndërsa në të katërtin korçaret mbyllën çdo llogari me shifrat 25-19. Në gjysmëfinalen tjetër pati më pak diskutime pasi Partizani triumfoi 3-0 në Shkodër ndaj Vllaznisë, duke konfirmuar suksesin po 3-0 arritur në fushën e vet. Më herët u përcaktuan edhe finalistët në volejboll për meshkuj, me Tiranën që eliminoi Erzenin pas fitores 3-1 në Pallatin e Sportit “Dhimitraq Goga” në Durrës, dhe me Partizanin që kaloi pikërisht Vllazninë.

Sfidanti.al