Vdes në burg ‘Fast’ Johnson, ylli i Atlanta Hawks, i shkatërruar nga kokaina

Ndërron jetë në moshën 65 vjecare në burgun e Milton në Florida, qytetin e tij të lindjës, Eddie ‘Fast’ Johnson, basketbollisti i Atlanta Hawks, 2 herë pjesëmarrës në NBA All Star Game në fillim të viteve 80. Johnson po kryente një dënim me burg përjetë për abuzim seksual me minorenë. Sipas  autoriteteve të burgut, shkaku i vdekjes, një sëmundje jo e specifikuar.

I dalë në 1977 nga Universiteti i Auburn, ku në vitin e tretë regjistroi një mesatare me 21.8 pikësh për ndeshje, u zgjodh nga Atlanta Hawks i shoqëurar që nga ajo kohë nga një jetë e crregullt. Pas një sezoni të parë me 10.5 pikë për ndeshje kur Atlanta u kthye të luajë në playoff pas 4 vitesh, Johson fitoi vendin e titullarit në sezonin pasardhës dhe do të mbetet për 4 kampionate duke shënuar mesatarisht 16 pikë për ndeshje. Në 1980 dhe 1981, tifozët e votuan për në pesëshen titullare të Konferencës së Lindjes në All Star Game dhe ai ua shpërbleu duke shënuar respektivisht me 22 dhe 16 pikë.

Basketbollist i shpejtë, Eddie Johnson mori pseudonimin ‘Fast’ dhe në 2 raste u nominua në pesëshën e dytë defensive të Ligës. Por për fat të keq, kokaina që e shoqëronte gjithnjë që nga koha e kolegjit, shumë shpejt e coi drejt rrënimit. Në 1986 shkoi te Cleveland dhe në 1987 në Seattle, por ishte hija e vetvetes. Në 1987, NBA e përjashton për përdorim droge. Pas karrierës sportive,Johnson bëri një tjetër jetë duke hyrë e dalë nga burgu shpesh herë, deri në vitin 2008 kur u akuzua për abuzim me një 12 vjec dhe për një krim tjetër të ngjashëm që kishte kryer në 2006 për t’u dënuar me burg përjetë.

Sfidanti.al