Nga SHBA-ja vijnë spekulime të reja rreth fatit të ardhshëm të basketbollistit më të mirë amerikan, Lebron Xhejms, se ka shumë mundësi që ai, sezonin e ardhshëm, të vesh bluzën e Hjustonit që do ta shndërrojë këtë ekip të NBA-së amerikane në një super ekip. Këtë lajm të parin e publikoi revista “USA Today” që pretendon se kjo punë mund të konsiderohet e mbaruar dhe, kështu, Hardenit dhe Polit, sezonin e ardhshëm, do t’u bashkohet edhe Xhejmsi.
Gjatë javëve të fundit, ka pasur spekulime se “Mbreti” me siguri se do të largohet nga Kavaliersat e Klivlendit, por se do të shkonte të Los Anxhelos Lejkërsat. Në kontratën aktuale me Klivlendin, Lebron Xhejmsi ka një klauzolë për vazhdimin e kontratës edhe një vit për 35,6 milionë dollarë. Aktualisht, ky basketbollist fantastik amerikan po zhvillon një nga sezonet e tij më të mirë dhe, që nga fillimi i tij, ai shënon këto statistika: mesatarisht 28,3 pikë, 8,3 kërcime dhe 8,7 asistenca për ndeshje.
Sfidanti.al