Ukrainasi i pamposhtur Usik e “vuri në gjumë” sfidantit Belju

Ndeshja e kategorisë gjysmë të rëndë që u zhvillua në Mançester, tërhoqi vëmendjen e madhe të tifozëve të boksit dhe ajo që kishin parashikuar bukmejkërët, u realizia në praktikë në ring, ku matën forcat e tyre kampioni i pamposhtur Aleksandër Usik dhe sfidanti Toni Belju.
Boksieri ukrainas Usik është i pamposhtur në këtë kategori të boksit profesionist (15 ndeshje – 15 fitore para ndeshjes së fundit). Sfidanti britanik Belju u përpoq në raundet e parë që t’i kundërvihej kundërshtarit të tij të fuqishëm, por pa sukses, deri sa ai ia la krejtësisht iniciativën boksierit mjaft të fortë ukrainas, Usik, që e konfirmoi edhe një herë tjetër se ai nuk ka rival në kategorinë e tij gjysmë të rëndë. Në raundin e tetë, Usik i dha një goditje aq të fuqishme boksierit britanik, sa ky i fundit “ra në gjumë” menjëherë, duke i shtrirë sa gjatë gjerë në tapet.
Toni Belju e përjetoi këtë humbje me lot në sy, pasi paraprakisht ai kishte paralajmëruar se kjo ndeshje do të ishte e fundit për të.
Mbas përfundimit të ndeshjes, të dy boksierët u përshëndetën si xhentelmenë të vërtetë dhe Usiku që arriti kishtu fitoren e tij të 16-të, pa pësuar asnjë humbje, e përcolli për në “pension” boksierin britanik.
Sfidanti.al