Revolucion apo puç në futboll? Liga e Kampioneve rrëmben fundjavën…

Synimit të klubeve të mëdhenj evropianë që të krijojnë një superligë, në të cilën do të marrin pjesë ekipe të pesë kampionateve më të mirë të Evropës, UEFA ka në plan që t’i kundërgjigjet me një masë paraprake të saj. “Shtëpia” evropiane e futbollit ka vendosur që, më 3 dhjetor, të marrë një vendim, sipas të cilit, ndeshjet e Ligës së Kampioneve (LK) do të luhen në fundjavë, pra të shtunën dhe të dielën. Kjo do të jetë një goditje e fortë për superligën e paralajmëruar, duke qenë se ndeshjet e kësaj superlige, nëse ajo do të krijohet, do të duhet të luhen gjatë mesjavës, pra gjatë ditëvë të punës dhe një gjë e tillë me siguri që do të ndikojë te frekuentimi i ndeshjeve të saj.
Interesant është fakti se UEFA-n në këtë drejtim po e mbështet edhe FIFA, kështu që klubet nuk kanë se ku të ankohen! Veç kësaj, presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino, i ka paralajmëruar lojtarët që do të duan të konkurrojnë në superligën e diskutueshme, se ata nuk do të mund të marrin pjesë në konkurrimet që të do të organizojë FIFA, siç janë të tillë Botërorët, Kupa e Konfederatave, etj. Dhe ky vendim nuk ka të bëjë vetëm me kohën, deri sa ata të jenë pjesëtarë të këtyre klubeve, por gjatë të gjithë karrierës së tyre.
Sfidanti.al