Pas ndeshjes së parë u fol shumë sesi lojtarët e NBA-së janë të tmerruar nga Janis Adetokumbo, sesi kampionët po ia dalin edhe pa të dëmtuarin Kris Midëlton (kampion i SHBA-së dhe kampion olimpik), dhe sesi “dyshja e artë” e Bostonit, Tatëm dhe Braun, nuk po e tregonte veten. Ja pra që në sport nuk parashikon dot me saktësi matematikore, dhe ndeshja e dytë e serisë së raundit të dytë në Lindje përfundoi me fitoren e thellë vendase. Boston Sëlltiksat triumfuan 109-86 ndaj një ekipi që duket i pandalshëm nën kosh, duke i hequr armën më të fortë, sulmin. Kapiteni Janis Adetokumbo shënoi vërtet 28 pikë, por pati realizim vetëm 40 për qind, ndërsa gaboi shumë për tri pikë dhe nga vija e gjuajtjeve të lira. Të tjerët te kampionët bënë më pak. Tek Bostoni, ishin tre lojtarë që shënuan 80 pikë. Xhejzën Tatëm pati 29 si dhe 8 asistë, Xhejlën Braun arriti në 30 pikë dhe Grent Uilliams në 21 pikë. Tashmë, rezultati i serisë është 1-1, ndonëse dy ndeshjet e radhës luhen në Miluoki.
Sfidanti.al