A do të përjashtohet me të vërtetë Çelsi nga Premier Liga?!

Momenti duket i vështirë, edhe pse në “Stemford Brixh” këmbëngulin se mbeten me besim se do t’ia dalin. Problemi është se nuk po arrihet të realizohet shitja e aksioneve të Çelsit nga Roman Abramoviçi tek miliarderi amerikan Tod Boehli, apo edhe miliarderi britanik Sër Xhim Ratklif. Sanksionet qeveritare britanike ndaj Abramoviçit thuhet se po e pengojnë miliarderin rus që të realizojë premtimin për të shlyer 1.6 miliardë paundë stërlina borxhe që ka klubi londinez. Tashmë, në rrezik nuk është vetëm qendrimi i yjeve në ekip, dhe jo vetëm e ardhmja sezonin e ardhshëm në Champions, por edhe statusi në Premier Ligë. Mediat angleze lajmërojnë se gjendja i ngjan një “bombe me sahat”, pra përjashtimi po afron gjithnjë e më shumë dhe mund të ndodhë në çdo moment, nëse qeveria britanike nuk ndryshon sanksionet ndaj Abramoviçit që ai të marrë përsipër borxhet.

Sfidanti.al