Haland-Lukaku-Levandovski, dilema e trefishtë e Bajernit!

Lajmet vijnë nga të gjitha anët, dhe padyshim nga çdokush që është i interesuar. Ku do të shkojnë sulmuesit e mëdhenj si Erling Haland, Romelu Lukaku apo Robert Levandovski? Çfarë do të bëjë Bajerni për të qenë më i fortë sezonin e ardhshëm? Mediat bavareze dhe ato europiane theksojnë se ekziston një mundësi që Halandi të luajë në Mynih, madje shtojnë se norvegjezi ka dashur gjithmonë të luajë në “Alianc Arenë”. Për momentin, besohet se 21-vjeçari do të shkojë tek Mançester Siti, por kjo nuk është mbyllur ende. Po Lukaku? Mediat shkruajnë se Bajerni është i interesuar dhe se Mynihu do të ishte adresa më e mirë e mundshme për të shpëtuar nga hallet tek Çelsi. Gjithsesi, ish-presidenti bavarez, Uli Hënes, deklaron se Levandovski do të qendrojë aty ku është. Janë 3 zgjidhje të ndryshme, dhe Bajerni mund të mbajë vetëm një sulmues të madh.

Sfidanti.al