Liverpuli i fitoi të gjitha ndeshjet jashtë fushe në Champions këtë sezon

Mund ta kishte bërë edhe Bajerni në 2019-2020, por edicioni u ndryshua për shkak të pandemisë së koronavirusit. Bavarezët fituan 4 ndeshjet e para jashtë fushe në Champions, përfshi edhe një 3-0 në fushën e Çelsit, por çerekfinalet dhe gjysmëfinalet u luajtën me një ndeshje të vetme, ndonëse gjermanët ishin të jashtëzakonshëm me fitoren 8-2 ndaj Barcelonës së Mesit dhe 3-0 ndaj Lionit, duke fituar 1-0 finalen ndaj Paris SG. Liverpuli i Jurgen Klopit ia doli që t’i fitonte të 6 ndeshjet jashtë fushe këtë sezon në Champions, dhe tani nuk do të ketë të tjera pasi mbetet vetëm finalja e Parisit. Të kuqtë triumfuan në grupe duke nisur me shifrat 5-1 në Portugali ndaj Portos, pastaj 3-2 në Spajnë ndaj Atletikos së Madridit dhe 2-1 në Itali ndaj Milanit. Në raundin e dytë, anglezët fituan 2-0 në “San Siro” ndaj Interit, pastaj në çerekfinale triumfuan 3-1 në Portugali ndaj Benfikës dhe tani 3-2 me përmbysje ndaj Vijarrealit në Spanjë në gjysmëfinale.

Sfidanti.al