Shokohet US Open, 19 vjeçarja Osaka eliminon kampionen Angelique Kerber

Tashmë lufta për fronin e US Open dhe numrinn 1 të renditjes ËTA është krejtësisht e hapur. Kampionia në fuqi e turneut të fundit Grand Slam të vitit, Angelique Kerber abdikoi nga froni dhe meritën për këtë e ka japonezja Naomi Osaka. Tenistja 19 vjecare i dha një leksion të mirë tenisi gjermanes teksa e dominoi ndeshjen me të duke e fituar me rezultatin 2-0. 6-3;6-1 ishte rezultati i seteve të fituara nga Osaka, që vërteton lojën e saj në kufijtë e së përkryerës në përballjen me Kerber. Nuk ndodhi kjo me numrin 1 të botës në kampin e meshkujve Rafael Nadal. Spanjolli fitoi me lehtësi në ndeshjen e tij të raundit të parë ndaj lajovic me rezultatin 3-0. Tenisiti serb i reszistoi 31 vjecarit nga Mallorca vetëm ne setin e parë që Nadal e fitoi me tiebreak 7-6. Në dy setet e tjerë ndeshja nuk pati histori, spanjolli dominoi dhe i fitoi ata me të njëjtin rezultat 6-2. Ai që vuajti shumë në raundin e parë në US Open ishte Roger Federer. Tenisti zviceran që kërkon titullin e tij të 20 në karrierë në turnetë Grand slam mposhti Frances Tiefoe në 5 sete me rezultatin 3-2. Tiefoe mori më të mirën e tij në setin e pare teksa e mposhti federetr 6-4. por zvicerani e përmbysi këtë disavantazh due fituar setin e dytë dhe të tretë 6-2;6-1. Tiefoe nuk e la Federer të relaksohet dhe iu kundërpërgjigj duke fituar setin e katërt 6-2 për ta cuar ndeshjen në set final. Në këtë fraksion Federer shfaqi superioritetin e tij duke e fituar atëq 6-4 dhe krejt ndeshjen 3-2.

sfidanti.al