Kur paraja shkon te paraja; Xavi Hernandez fiton lotarinë në Katar

Xavi Hernandez mund të thuhet se ka lindur me këmishë. Ka qenë një protagonist i padiskutueshëm ne futboll madje ka shkëlqyer duke fituar trofe, gjë  të cilën ai duket se vazhdon ta bëjë edhe në aspekte të tjera. Mesfushori 37 vjecar i Al Sadd në fakt është shpallur fituesi i një lotarie në Katar duke e bërë të vlefshme shprehjen e famshme; paraja shkon te paraja. Banka Doha Qatar në fakt cdo vit organizon një lotari me klientët e saj dhe këtë radhë fituesi rezultoi të ishte futbollisti katalanas që përfitoi 230 mijë Euro.

sfidanti.al