Deri në fund të sezonit veror (31 gusht), kanë mbetur edhe pak ditë, ndërsa ende nuk dihet, nëse Felipe Kutinjo do të kalojë ose jo nga Liverpuli te Barcelona. Dhe, ndërkohë që vazhdojnë bisedimet, trajneri i “të kuqve”, Jyrgen Klop, ka vë në dukje se Kutinjo nuk po luan me Liverpulin, për shkak të një dëmtimi në shpinë. Por, atëherë, çdo Brazili që thërret një lojtar të dëmtuar në përbërje të përfaqësueses së vet?
Emri i Kutinjos ndodhet në listën e lojtarëve të thirrur nga trajneri i Brazilit për ndeshjet kualifikuese të ardhshme të këtij të fundit në kuadrin e Kupës së Botës së Rusisë-2018, gjë që përbën një konfirmim se dëmtimi i tij nuk është aspak i vërtetë, por, sepse ai (Kutinjo), tani për tani, thjesht po injorohet nga trjaneri Klop që pret zgjidhjen e çështjes së largimit ose jo të tij.
Sfidanti.al