Nr.5 në Uimbëlldon, Sten Vavrinka, e përfundoi pjesëmarrjen e tij në këtë turne të madh Grand Slam pa filluar mirë, mbasi u eliminua nga ai që në raundin e parë nga rusi Medvedev. Ky i fundit e fitoi setin e parë 6-4, duke paralajmëruar se ai është një kundërshtar i hidhur për Vavrinkën, ndërkohë që, sidoqoftë, pritej që ky tenist zviceran ta kthente lojën, për më tepër që setin e dytë e fitoi Vavrinka me rezultatin 6:3 dhe u duk se gjërat po merrnin rrugën e tyre, si zakonisht, por nuk qe e thënë që të ndodhte kështu. Dy setët e tjerë i takuan Medvedevit që i fitoi 6-4 dhe 6-1, duke arritur një fitore sensacionale në ditën e parë të turneut të Uimbëlldonit.
Sfidanti.al