Antitalent: Mesi kërcente në dasmën e tij sikur kishte dy këmbë të majta!

Leo Mesi i bëri të gjithë për të qeshur me antitalentin e tij për të kërcyer në dasmën e vet, por, për fat, ai do të kthehet shumë shpejt në fushë, ku ai është, me të vërtetë, fenomenal. Mesi, të premten e shkuar, u martua me të dashurën e tij shumëvjeçare, Antonela Rokuzo. Në rrjetet sociale po qarkullon një video, ku tregohet Leo, duke kërcyer në dasmën e tij, të zhvilluar në hotelin më luksoz të Rozarios, në prani të mbi 260 të ftuarve.

Shumëkush u zhgënjye, kur e pa Mesin, duke kërcyer, pasi nuk mund t’i besonte syve që ky është Mesi që bën mrekullira në fushën e lojës. “Pse dancim quhet ky?”, “Mesi kërceka sikur ka dy këmbë të majta!”… ishin disa komentet e publikuara në rrjetet sociale nga njerëzit që kishin parë videon e lartpëmendur.

Sfidanti.al