Polemika pas GP Austin; të gjithë kundër penalizimit të Vershtapen

Rregullat janë rregulla e duhen respektuar, por penalizimi prej 5 sekondash për Maks Vershtapen në përfundim të Çmimit të Madh të SHBA, që i kushtoi holandezit podiumin, vazhdon të diskutohet në ambientet e Formula 1. Piloti holandez, gjatë parakalimit ndaj Raikonen,  kaloi plotësisht vijën e bardhë kufizuese të pistës. A fitoi avantazh? Ndoshta, por manovra ishte spektakolare. Po shpirti i garave ? Është mbytur nga rregullar. Një sitatë kjo që të kujton parakalimin e Zanardit ndaj Kavatapit në IndyCar  në 1996, njëparakalim vërtet spektakolar  që ka bërë historinë, por që në ditët e sotme do të anulohej.

Për më tepër, vlen të theksohet se shumë pilotë gjatë fundjavës teksane  në kthesën 1 dhe 19 e kaluan vijën kufizuese pa u penalizuar, kështu që vendimi për të ndëshkuar Vershtapen ka inidnjuar jashtë mase jo vetëm babain e pilotit e Red Bull por edhe persona të tjerë. MaksVershtapen e shfaqi irritimin e tij nëpërmjet një postimi në Twitter: ‘Ishte një vendim idiot, i marrë nga një komisar po aq idiot kundër meje, ndërkohë që të tjerët nuk i gjeti gjë. E ndjej veten se më është vjedhur gara, por lëvizja ishte fantastike’. Sigurisht reagoi edhe babai i 20 vjecarit Jos Vershtapen edhe ky nëpërmjet Tëitter edhe pse mbetet për t’u verifikuar autenticiteti i profilit të tij: ‘FIA=Ferrari International Assistance.

Një turp, vetëm Maks u ndëshkua me një penalitet të tillë-lexohet në këtë postim.  Ndërkaq, në paddock janë krijuar 2 fraksione pro dhe kundër; Niki Lauda i Mercedes doli hapur në favor të holandezit: ‘Ky ishte vendimi më i keq që është marrë ndonjëherë, Maks nuk bëri asgjë të gabuar-tha  Lauda për Autosport-jemi pilotë garash, është dicka qesharake të shkatërrosh sportin me këtë vendim. E pranuam të gjithë se stjuardët nuk do të ndërhynin, përvecse kur rezultojnë manovra të rrezikshme. Ajo e Vershtapen ishte një parakalim mëse normal’.

Sfidanti.al