Milani preku fundin në pasiditen e së dielës, ma saktë në orën 15:25. Më ndëshkimin me karton të kuq të Bonuçit, për kuqezinjtë duket se u përmbys bota. Fërshëllimat e publikut në San Siro drejt arbitrit, sistemit VAR dhe kapitenit janë një tregues i pakënaqësisë së përgjithshme te tifozeria. Të paktën për kluqezinjtë ka pasur një reagim në aspektin karakterial duke u shfaqur pak më shumë skuadrën, ndërkohë që loja mbetet ende diska abstrakte. Në radhë të parë statistikat, janë aty për të dënuar teknikun; 1 pikë në 4 ndeshje janë shumë pak për një skuadër duke parë ambiciet që ajo shfaqi në fillim të sezonit. Trajneri, megjithatë do të qëndrojë në pankinën kuqezi të paktën deri në sfidën me Juventusin për të kaluar fillimisht provën Kievo.
Mirabeli e Fasone zgjodhën rrugën e vazhdueshmërisë me montelën, edhe për faktin se për momentin nuk kanë alternative të vlefshme për të. Projekti nuk mund të braktiset pas 3 muajsh, por kërkohet gjetja e menjëhershme e një zgjidhjeje për të nisur ngjitjen e shkallëve të klasifikimit. Zëvendësuesit e mundshëm të Montelës janë vërtet pak dhe në orët e fundit po qarkullon me këmbëngulje emri i Paulo Souzës, me këtë të fundit që ka vendosur të ndërpresë rolin e tij si komentator televiziv, një tregues ky që flet për rrugën e tij drejt Milanos. Por është edhe problemi Bonuçi.
‘La Gazzetta Dello Sport’ flet për një lloj pakënaqësie brenda skuadrës për faktin që ai ishte zgjedhja për të qenë kapiteni i skuadrës. Pakënqësi që janë shtuar disfatë pas disafate. Janë thjesht zëra, por që tregon se situata në dhomat sekrete të Milanelos nuk është aspak qe qetë. Duket se edhe vetë Bonuçi ka bërë një hap prapa pas humbjes me Sampdorian dhe barazimit më AEK të Athinës duke kërkuar një raund pushim. Rezultati? Konfirmohet sërish si kapiteni i Milanit. Por tani që është i ndëshkuar me karton të kuq, Bonuçi, që është krejtësisht në heshtje, nuk do të jetë në sfidat e radhës së Milanit që do të kthehet në sistemin mbrojtës me 4 dhe tani u duhet një reagim i fortë për të shpëtuar Montelën.
Sfidanti.al