Pas humbjes me Arsenalin; Evertoni i tregon dyert Kumanit

Evertonit do t’i duhet të gjeje një tjetër trajner për të zëvendësuar Ronald Kuman. Klubi nga Liverpuli vendosi të ndërpresë bashkë-punimin me teknikun holandez pas 16 muajsh, lajm të cilib e publikoi nëpërmjet të gjitha kanaleve të tij të komunikimit. Gjithcka ndodhi pas ndeshjes me Arsenalin që Evertoni e humbi 2-5, edhe pse e nisi atë mjaft mirë duke kaluar i pari në avantazh.

Ky sezon nuk po rezulton shumë pozitiv për Evertonin që pas 9 ndeshjeve të para gjendet në vendin e 18 në renditjen e Premier Ligës me vetëm 8 pikë të grumbulluara.

Ditët e fundit është përmendur shpesh emri i David Mojes si një prej kandidatëve për të marrë drejtimin e Evertonit, ndërkohë që po flitet shumë edhe për mundësinë e ardhjes së Karlo Ançelotit në ‘Goodison Park’

Sfidanti.al