Formacioni ‘The Best’, Monopol i Realit të Madridit e Barcelonës

Ashtu sic ka ndodhur shpesh vitet e fundit edhe për 2017, Reali I madridit  dhe Barcelona kanë vendosur diktatin e tyre në formacionin më të mirë të vitit të FIFA. Kjo skuadër që formohet nga votimi i të gjithë anëtarëve të FIFpro ka në përbërje 5 lojtarë të Realit të Madridit dhe 3 të Barcelonës për këtë të fundit llogaritet edhe nejmar edhe pse aktualisht është pjesë e Paris Sën Zhermen.

Kështu Formacioni ‘The Best’ i FIFA është i tillë; në portë Bufon, mbrojtës i djathtë Dani Alvesh i PSG, në qendër Bonuçi (Juventus, tani Milan) e Serhio Ramos (Real Madrid), ndërsa në të majtë të mbrojtjes është Marselo, po i Realit të Madridit.

Mesfusha përbëhet nga Modriç, Kros të Realit të Madridit e Iniesta i Barcelonës ndërsa sulmi përbëhet nga Nejmar(Barcelona, tani Paris Sën Zhermen), Mesi (Barcelona ), e Kristiano Ronaldo(Real Madrid).

Sfidanti.al