Perez fiton në Arabinë Saudite, por Verstapeni është një “i çmendur”

Red Bulli do të dominojë këtë sezon të Formula 1 dhe kjo u kuptua nga dy garat e para. Makina austriake nuk ka pasur rival, ndërsa pilotët e saj mund të luftojnë vetëm me njëri-tjetrin. Natyrisht, numri 1 është Maks Verstapen, kampioni i botës në fuqi dhe dyfish i tillë, ndërsa Sergio Perez mund të fitojë kur holandezi ka ndonjë problem. Kështu ndodhi në Arabinë Saudite, ku Verstapen u nis nga vendi i 15-të për ndëshkim, por arriti i dyti dhe mbeti vetëm 6 sekonda prapa Perezit. Shkëlqim edhe për Fernando Alonson, pasi veterani spanjoll doli i treti me Aston Martin duke lënë prapa Xhorxh Rasëllin e Ljuis Hamiltonit të Mercedesit. Për Ferrarin gjendja mbetet e tmerrshme, Sainz doli i 6-ti dhe Lëklerk i 7-i.

Sfidanti.al