Luiza Gega thyen rekordin kombërar në 5 000 metra!

Për 2 sekonda do të kishte vendosur kohën e re të Ballkanit, dhe kur flasim për gadishullin nuk kemi parasysh vetëm vendet që e përbëjnë atë gjeografikisht. Këtë rekord ballkanas në 5 000 metra me pengesa e mban një atlete ukrainase, dhe Luiza Gega iu afrua shumë. Atletja më e mirë shqiptare theu rekordin kombëtar në këtë garë, zhvilluar në rrugë në qytetin francez të Lilës, duke dhënë kohën 15’16”. Ajo e theu rekordin tonë me 23 sekonda, dhe ishte një kohë që e mbante po vetë. Në Lilë, Gega doli në vendin e 7-të, por ishte e para nga atletet europiane.

Sfidanti.al